Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëria Nagavci, ka thënë se preferenca e tyre është që për postin e presidentit të propozohet një figurë jopartiake, e cila do të kishte rol më unifikues dhe do ta ushtronte detyrën me përgjegjësi e kompetencë.
Pas pjesëmarrjes në aktivitetin e organizuar për 90-vjetorin e lindjes së Rexhep Qosjes, Nagavci deklaroi se synimi është të shmanget një krizë e re, të vihen në funksion institucionet dhe të ecet përpara me çështjet që kanë rëndësi për qytetarët.
Të lidhura
None found
“Në këtë fjalim unë nuk kam pasur deklarata për emra të veçantë të kandidatëve të cilët kanë dëshirë të jenë president apo presidente, gjithsesi ne presim që të kemi një kandidat, kandidate konsensuale. Jo partiak, jo partiakë, të cilët do të ushtronin, besoj edhe me kompetencë e përgjegjësi pozicionin e tyre dhe rolin unifikues po ashtu. Në këtë rast ju do të keni një kandidat partiak apo institucion? Kjo është një çështje që duhet të diskutohet tani që edhe para zgjedhjes të tetorit. Ne kemi kërkuar nga partitë pozitare që të propozojnë emrat e tyre për president. Kemi qenë të gatshëm që t’i japim nënshkrimet për të mandatuar kandidatët për president, kemi qenë të gatshëm të bashkëqeverisim me Vetëvendosjen, kemi qenë të gatshëm po ashtu, por jemi të mbyllur që të shmangim një krizë të re e që të funksionalizojmë institucionet e të vazhdojmë me detyrat të cilat janë me rëndësi për qytetarët”, tha Nagavci, transmeton “KosovaPress”.
Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total
Ajo shtoi se zhvillimet treguan qartë se nuk pati asnjë lëvizje nga deputetët e partive të tjera që ndodheshin në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, ndërsa zgjedhjet e mëpasme, sipas saj, rikonfirmuan edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh në këtë legjislaturë, më i madh se të gjitha partitë e tjera së bashku, duke përjashtuar Vetëvendosjen si subjektin e parë, të dytë e të tretë dhe kështu me radhë.
Nagavci u shpreh me bindjen se deputetët do ta respektojnë vullnetin e qytetarëve. Ajo nënvizoi se nuk ka shumë kohë për të humbur, pasi ka marrëveshje ndërkombëtare dhe projekte që presin të shqyrtohen.
E pyetur nga gazetarët nëse Ramush Haradinaj do ta kishte mbështetjen e LVV-së për president, Nagavci tha se është absurde që dikush që ka përdorur, siç tha ajo, “fjalë të pamatura”, të kërkojë mbështetje.
“Po tani siç thashë, nuk do të kisha dashur të flisja me emra të veçantë. Është për mua personalisht, është pak absurde që një person, cili do qoftë ai, i cili ka folur fjalë të pamatura, gjëra të cilat e dinë edhe vetë që nuk qëndrojnë në Kuvend, tashmë të kërkojnë që të marrin mbështetjen. Kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur para apo edhe tani, kështu që unë besoj e përsëris që të gjendet, të gjenden disa emra konsensualë sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm njerëz me integritet, me pikëllatë edhe personale edhe profesionale, të cilët do të bënin në mënyrë shumë të mirë presidentin apo presidenten. Edhe Ramush Haradinaj duhet larguar? Unë nuk po flas sot me emër të lëvizjes, me emra të tillë, por atë që mund të them është se është kohë që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim nga kjo krizë politikë edhe të lëmë anash vetëm ambiciet edhe interesat personale”, tha Nagavci.
