“Gjuha shqipe nuk mund të trajtohet si një çështje që vihet në diskutim nga kushdo”, u shpreh ajo lidhur me kontestimin e gjuhës shqipe. Deputetja Ilire Dauti theksoi se ka tema që prekin dinjitetin e njeriut dhe se vjen një moment kur “duron duron, por një ditë thua mjaft”.
Dauti u shpreh se shqiptarët nuk janë ardhacakë dhe nuk i kërkojnë asgjë askujt, ndërsa secili, sipas saj, “mund të mbajë pjesën e vet”.
Të lidhura
None found
“Ne nuk jemi as ardhacak as njerëz që kërkojmë nga dikush diçka. Mua më pengon fakti kur duhet të sillemi edhe në parlament sikur kërkojmë prej tyre diçka. Jo more, asgjë. Nuk kanë ata diçka për të na dhënë neve, nuk kanë se çfarë të na japin. Ata mund të mbajnë pjesën e vet dhe ne pjesën tonë. Është shumë I qartë raporti këtu. Janë shumë të qarta raportet që duhet të jenë të ndërtuara në mënyrë të natyrshme se humbim kohë duke diskutuar gjëra për të cilat dihen”, tha Dauti.
