Bardhi: Kërkesat e PD për protestën dhe raportin e PE u hodhën poshtë pa arsye, Kuvendi i vetmi pa reagim

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, foli këtë të enjte para mediave pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku deklaroi se tre kërkesat e paraqitura nga PD, përfshirë mocionin me debat mbi protestën dhe raportin e PE, janë rrëzuar pa asnjë argument.

Ai tha se Kuvendi i Shqipërisë mbetet i vetmi institucion që nuk u ka kushtuar vëmendje protestave të qytetarëve që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë. Sipas Bardhit, këto protesta kanë tërhequr interesin e ndërkombëtarëve, ndërsa nënvizoi se opozita nuk po vepron si zëdhënëse e protestuesve.

Të lidhura

None found

“Është fakt i njohur botërisht që protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë vëmendjen e disa parlamenteve europiane. Ka marrë vëmendjen e eurodeputetëve në seancën e fundit të PE. I vetmi parlament në rruzullin tokësor që s’i ka kushtuar vëmendje, është parlamenti i Shqipërisë.

Grupi parlamentar i PD ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente në raport me shqetësimet e qytetarëve nëse i ka marrë në konsideratë, së dyti për rolin që do të duhet të luajë në adresimin e tyre dhe gjithashtu ka dorëzuar një mocion me debat për raportin që cakton detyrat e shtëpisë.

Kjo rezolutë do të duhej të ishte që nga dita 1 plani ynë i punës. Të tria kërkesat janë rrëzuar sot pa argument dhe me fjalët se po bëjmë zëdhënësin e protestuesve”, tha Bardhi.

https://euronews.al/replika-ne-konferencen-e-kryetareve-bardhi-pse-i-fshiheni-debatit-balla-nuk-iu-njohim-si-perfaqesues-te-protestes/embed/#?secret=PNKpzp5Uhg#?secret=x3OWyJDSZN

 


Shtuar 25.06.2026 12:50

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet