Kompania “Sori-Al”, që mbulon kateringun për studentët e Akademisë së Sigurisë të helmuar, ka reaguar pas ngjarjes.
Në deklarimin e saj, kompania largon përgjegjësinë nga vetja dhe thekson se vëmendja duhet të përqendrohet te higjiena brenda institucionit. Rreth 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë kanë shfaqur mbrëmjen e djeshme simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ndërsa më pas kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, të ndarë në grupe.

