Një tërmet i fuqishëm ka përhapur panik në Karakas të Venezuelës, ndërsa disa qytetarë kanë mbetur të izoluar në apartamentet e dëmtuara dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Mes tyre ishte edhe Martha Añez, banore e kryeqytetit venezuelian, e cila përshkroi çastet e ankthit kur nuk arriti të dilte nga banesa e saj. “U përkula në ballkon duke bërtitur: ‘Jemi të bllokuar! Kemi nevojë për ndihmë! Ju lutem, dikush të vijë!’”, tregoi ajo.
Të lidhura
None found
Añez tha se pas lëkundjes së parë pasuan edhe dy të tjera, që zgjatën deri në 90 sekonda, megjithëse për banorët u përjetuan si shumë më të gjata. “Gjithçka dukej pa fund. Nuk mund të dilnim. Dëgjonim goditje dhe njerëzit që përpiqeshin të na shpëtonin”, u shpreh ajo.
Sipas saj, tre katet e para të godinës ku banonte pësuan dëme të rënda dhe u shkatërruan pothuajse tërësisht.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhduan kontrollet dhe kërkimet në zonat e goditura, teksa banorët rrëfyen frikën dhe pasigurinë që përjetuan pas lëkundjeve sizmike.
