Në Britani, një çift ngrinte kurthe dashurie për grabitje: gruaja i joshte, më pas viktimat helmoheshin

Një rast i rëndë kriminal është bërë publik në Britaninë e Madhe, ku një grua që prezantohej si punonjëse seksi u administronte fshehurazi klientëve të saj doza të rrezikshme qetësuesi, me synimin që më pas t’i grabiste bashkë me bashkëpunëtorin e saj. Si pasojë e helmimit, dy persona humbën jetën.

Para gjykatës, 31-vjeçarja Antina Mihai dhe 30-vjeçari Madalin Dumitru pranuan fajësinë për vrasje nga pakujdesia të dy burrave: një 80-vjeçari nga Gloucestershire dhe një 37-vjeçari nga Oxfordshire.

Të lidhura

None found

Në Gjykatën e Oksfordit, ata u shpallën po ashtu fajtorë edhe për dy raste të tjera helmimi ndaj burrave në jug të Anglisë, të cilët arritën të mbijetonin.

Hetimet tregojnë se nga gushti i vitit 2024 deri në korrik 2025, dy të pandehurit, të cilët më herët banonin në Ilford të Essexit, kishin vënë në shënjestër burra që kërkonin shërbime seksuale. Fillimisht merrnin pagesa paraprake nga viktimat, ndërsa më pas Mihai shkonte në banesat e tyre.

Nën petkun e një punonjëseje seksi, ajo u jepte pa dijeninë e tyre substancën GBL (gama-butirolakton), e cila në organizëm kthehet në GHB (gama-hidroksibutirat), një lëndë me efekt të fuqishëm qetësues dhe narkotik.

Malcolm King, 80 vjeç, që jetonte në një fshat pranë Cirencester në Gloucestershire, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 21 gusht 2024. Ndërkohë, 37-vjeçari Gary Muat u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Banbury më 13 korrik të vitit të kaluar.

Pas kryerjes së autopsisë, hetuesit e policisë së Thames Valley arritën në përfundimin se Mihai e kishte helmuar Muat duke i hedhur GBL në një pije alkoolike.

Më pas, autoritetet shpërndanë një njoftim për të gjitha forcat policore në vend, me qëllim kontrollin e rasteve të tjera të vdekjeve të pashpjegueshme që mund të kishin lidhje me çiftin.

Në të njëjtën kohë, njësia e krimeve të rënda e policisë së Gloucestershire rihapi çështjen e vdekjes së Malcolm King, e cila në fillim ishte trajtuar si jo e dyshimtë për shkak të problemeve shëndetësore që ai kishte. Megjithatë, analizat e reja toksikologjike nxorën se edhe ai ishte helmuar me të njëjtën substancë.

Hetuesit zbuluan edhe dy burra të tjerë në jug të Anglisë, të cilët ishin droguar dhe grabitur nga të akuzuarit, por kishin mundur të mbijetonin. Për arsye ligjore, identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë arritur të lidhin me çiftin raste të tjera vdekjesh, helmimesh apo grabitjesh. Megjithatë, policia nuk e përjashton mundësinë që të ekzistojnë edhe viktima të tjera.

Gjatë paraqitjes në gjykatë përmes videokonferencës, të dy të pandehurit pranuan fajësinë për vrasjen nga pakujdesia të dy viktimave, si edhe për dy akuza të tjera që lidhen me administrimin e helmit.

Drejtuesi i hetimit në policinë e Gloucestershire, detektivi Adam Stacey, tha se të akuzuarit shënjestronin burra që kërkonin shërbime seksuale, i drogonin në fshehtësi derisa humbnin ndjenjat dhe më pas i grabisnin. Sipas tij, në rastin e Malcolm King, veprimet e tyre “cinike dhe të paramenduara patën pasoja fatale”.

Nga ana tjetër, detektivi Michael Roddy i policisë së Thames Valley u shpreh se veprimet e autorëve rezultuan fatale për Gary Muat dhe se ishte i kënaqur që familja e viktimës më në fund mori përgjigje pas përfundimit të hetimeve.

Antina Mihai dhe Mădălin Dumitru vijojnë të qëndrojnë në paraburgim dhe do të marrin dënimin në një seancë të mëvonshme në Gjykatën e Oksfordit. Gjyqtarja Brunner i paralajmëroi se përballen me dënime të gjata me burg.


Shtuar 24.06.2026 17:17

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş