Protestat në Tiranë dhe komunikimi që duhet të mbajnë drejtuesit politikë të PS së bashku me ministrat kanë qenë në qendër të një diskutimi të zhvilluar së fundmi.
Sipas informacionit të siguruar nga gazetari, Muhamed Veliu, këto janë temat që janë trajtuar pak më parë në bisedën mes Edi Ramës, drejtuesve politikë dhe disa ministrave.
Të lidhura
None found
Në këtë takim, Rama ka kërkuar që deputetët të jenë më të pranishëm në terren, me synimin për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve.
Prej 24 ditësh, protestat po vijojnë në Tiranë, ndërsa qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, lëvizin më pas drejt Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit.
