Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Mihaela Dotsova, deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 nëse dëshiron të ecë përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Pas takimit me homologun e saj nga RMV, Afrim Gashi, në kuadër të seancës së 13-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Dotsova theksoi se ky qëndrim nuk mund të rinegociohet dhe se janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese.
Të lidhura
None found
Ajo ngriti gjithashtu shqetësimet e Sofjes për atë që i cilësoi si demonstrata anti-bullgare, si edhe për djegien e automjeteve diplomatike të misionit diplomatik bullgar. Sipas saj, autori i krimit duhet të marrë një ndëshkim të drejtë.
Nga ana tjetër, Gashi e ftoi Dotsovën dhe delegacionin parlamentar për një vizitë në Maqedoni.
Siç është raportuar më herët nga kabinetit të Gashit, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë i ka thënë homologut të tij bullgar se krijimi i narrativave të përqendruara te e kaluara rëndon marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
