Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ka bërë të ditur se qarkullimi në vend zhvillohet normalisht, ndërsa rrugët janë të thata.
Sipas njoftimit, trafiku jashtë zonave urbane paraqitet me intensitet mesatar.
Të lidhura
None found
Nga LAMM theksojnë se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Po ashtu, ata apelojnë te drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes në shpejtësinë e lëvizjes, sidomos nëpër luginat e vendit, ku mund të ketë rrëshqitje dheu.
