Në Festivalin e Filmit në Kanë, të famshmit janë përpjekur të lënë përshtypje me përzgjedhjet e tyre të veshjes.
Në tepihun e kuq këtë edicion ka parakaluar edhe Georgina Rodriguez, partnerja e superyllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Kur kihet parasysh fama e saj falë lidhjes me yllin e Juventusit, bukuroshja ishte në qendër të vëmendjes dhe fokus kryesor për fotoreporterët.
Georgina u shfaq me një fustan të gjatë ngjyrë kafe, të ngushtë, me një dekolte të hapur që vinte në pah linjat e saj. Krijimet asimetrike të Jean Paul Gaultier gjithashtu kishin detaje lëkure që zbukuronin pjesën e supit dhe shpatullën.
Modeli klasik i fustanit me një dekolte të thellë duket se është nga të preferuarit e saj, por disa ekspertë të modës besojnë se nuk është për të dhe se “ajo duhet të shmangë modele të tilla”, dhe se “ngjyra dhe prerja janë një dështim”.
Porse fansat janë mahnitur me dukjen dhe përzgjedhjen e bukuroshes duke i bërë miliona pëlqime dhe komplimente të shumta.