Rubio: Irani s’mund të vendosë tarifa për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, deklaroi se Irani nuk do të mund të aplikojë taksa në Ngushticën e Hormuzit në kuadër të ndonjë marrëveshjeje përfundimtare me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se një masë e tillë do të binte ndesh me ligjin ndërkombëtar.

“Kjo është një korsi ndërkombëtare detare. Asnjë vend nuk lejohet të vendosë taksa ose tarifa në një korsi ndërkombëtare detare”, u shpreh Rubio para gazetarëve, ndërsa shtoi se besonte që “të gjitha vendet në këtë rajon do të pajtoheshin me ne”.

Të lidhura

None found

Diplomati amerikan mbërriti të martën në Abu Dhabi, në ndalesën e parë të një turi në vendet e Gjirit, i cili synon të qetësojë aleatët e SHBA-së, të prekur nga raketat dhe dronët iranianë gjatë luftës me Iranin, një konflikt që ata e kanë kundërshtuar.

Pas mbërritjes në Abu Dhabi, Rubio konfirmoi se protokolli i marrëveshjes me Iranin do të jetë pjesë e diskutimeve në bisedime.

“Kjo me siguri do të diskutohet gjatë këtyre bisedimeve”, tha ai për gazetarët, kur u pyet nëse do të përpiqej të qetësonte aleatët e Gjirit, të cilët janë goditur rëndë nga hakmarrja iraniane pas sulmeve SHBA-Izrael.

“Disa pika që nuk janë në memorandumin e mirëkuptimit padyshim do të diskutohen, por vetë memorandumi me siguri do të duhet të shqyrtohet”, deklaroi ai.

Rubio shtoi gjithashtu se “një lexim i kujdesshëm i memorandumit të mirëkuptimit tregon qartë se kur flasim, për shembull, për një ndërprerje të plotë dhe përfundimtare të armiqësive në të gjithë rajonin, kjo nuk është e mundur për sa kohë që përfaqësuesit e Iranit lëshojnë raketa dhe dronë nga Iraku dhe përfshihen në akte terroriste, siç kanë bërë Hamasi dhe Hezbollahu.”

Sekretari amerikan pritet të zhvillojë nesër, të mërkurën, takime me autoritetet e Emirateve, përpara se të niset drejt Kuvajtit dhe më pas në Bahrein, ku të enjten do të mbahet takimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.


Shtuar 24.06.2026 08:17

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş