Nagasaki në alarm për reshje intensive, autoritetet kërkojnë evakuimin e 380 mijë banorëve

Për shkak të shirave të dendur që kanë shtuar ndjeshëm rrezikun për përmbytje dhe rrëshqitje dheu, autoritetet në Nagasaki të Japonisë u kanë bërë thirrje afro 380,000 banorëve të largohen nga banesat e tyre.

Sipas transmetuesit publik japonez NHK, në të gjithë zonën jugore të qytetit është shpallur niveli i dytë më i lartë i alarmit, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të mos afrohen në hapësirat me rrezik të lartë.

Të lidhura

None found

Agjencia Meteorologjike Japoneze njoftoi se reshjet e shumta pritet të vijojnë në jugperëndim të ishullit Kyushu, ishulli kryesor i arkipelagut, duke ngritur shqetësime për daljen e lumenjve nga shtrati dhe përmbytje në zonat e ulëta.

Sipas paralajmërimeve, prefekturat më të ekspozuara ndaj rrezikut janë Fukuoka, Saga, Nagasaki dhe Kumamoto, ndërsa reshje të forta priten edhe në ishullin më të vogël të Shikoku.

Agjencia meteorologjike bëri të ditur gjithashtu se në jug të Japonisë janë duke u formuar dy ciklone tropikale.

Vitet e fundit, Japonia është përballur me reshje gjithnjë e më ekstreme, një fenomen që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike. Në këtë shtet ishullor me reliev të theksuar malor, edhe rrëshqitjet e dheut janë bërë dukshëm më të shpeshta.


Shtuar 24.06.2026 08:18

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetlunabetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş