Gjykata Kushtetuese rrit pagat e saj, nga 199 mijë në 242 mijë denarë bruto

Pavarësisht vërejtjeve të pandërprera për punën e tyre gjatë këtij mandati, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur t’i rrisin pagat vetes. Duke nisur nga 1 tetori, Kryetari dhe gjykatësit e kësaj gjykate do të marrin paga më të larta, pasi u shfuqizuan disa pjesë të Ligjit për Pagat dhe Shpërblimet e Tjera të Personave të Zgjedhur dhe të Emëruar.

Ky vendim lidhet me nenet që përcaktojnë koeficientët për përllogaritjen e pagave të Kryetarit dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me zbatimin e ndryshimit, paga e Kryetarit do të llogaritet me koeficient 3.08, ndërsa ajo e gjykatësve kushtetues me koeficient 2.85. Vlerësimet fillestare tregojnë se rikthimi i koeficientëve të mëparshëm sjell një rritje mujore prej të paktën 200 eurosh.

Të lidhura

None found

Sipas përllogaritjeve të përafërta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të ketë një pagë prej 242,500 denarësh bruto, ose afërsisht 164 mijë denarë neto. Ndërkohë, paga e gjykatësve do të arrijë në 199,500 denarë bruto, përkatësisht 135,000 denarë neto.

Pagat në Gjykatën Kushtetuese nga 1 tetori:

Kryetari – 242 mijë denarë bruto (3926 euro) – 164 mijë denarë neto (2660 euro)

Gjykatësit – 199 mijë denarë bruto (3228 euro) – 135 mijë neto (2190 euro).

Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se pagat e anëtarëve të saj nuk duhet të trajtohen me të njëjtat standarde si ato të ministrave dhe funksionarëve të tjerë të zgjedhur apo të emëruar. Si argument u përmendën pozita e veçantë kushtetuese e institucionit, si dhe domosdoshmëria që siguria materiale e gjyqtarëve të shihet si pjesë e garancive për pavarësinë dhe autonominë e tyre. Nismën për procedurën e ka ndërmarrë vetë Gjykata Kushtetuese.

Ky vendim rikthen në diskutim dilemën nëse gjykatësit duhet të vendosin vetë për pagat e tyre, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës janë në rritje, sektorë të tjerë publikë kërkojnë vazhdimisht paga më të larta dhe kur puna e tyre vazhdon të kritikohet. Në këto kritika përfshihen edhe ato të Komisionit Evropian për çështjet etnike të hapura nga vendime kontraverse të Kushtetueses./Alsat/


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş