Banorët e lagjes Koçiaj në Varibop kanë dalë në protestë për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit të ndërmarrë nga Njësia Administrative Cakran për asfaltimin e rrugës së lagjes.
Sipas tyre, firma që po zbaton punimet parashikon të shtrojë vetëm 550 metra rrugë, ndërsa gjatësia totale e saj është rreth 750 metra, çka do të thotë se një segment do të mbetet i papërfunduar.
Të lidhura
None found
Kjo ka sjellë reagimin e banorëve, të cilët të revoltuar kanë bllokuar përkohësisht vazhdimin e punimeve dhe kërkojnë që i gjithë projekti të zbatohet i plotë.
Në këtë lagje jetojnë rreth 100 familje, të cilat prej vitesh përballen jo vetëm me mungesën e infrastrukturës rrugore, por edhe me problemet për furnizimin me ujë të pijshëm.
Banorët thonë se protesta do të vazhdojë deri sa problemi të marrë zgjidhje dhe të mbahen premtimet për realizimin e plotë të investimit.
