Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar ndaj Dritan Goxhajt, i cili është vendosur në qendër të formulimit të kërkesave të protestës së të hënës. Përmes një qëndrimi publik, Nufi theksoi se emri i UÇK-së nuk mund të shfrytëzohet për qëllime personale apo politike.
Duke ndarë edhe postimin e Ramës, ministri e shoqëroi atë me një koment ku vë përballë ata që kanë qenë pjesë e luftës dhe ata që, sipas tij, e mbështesin vetëm me fjalë. Ai kritikoi gjithashtu protestën, për të cilën pretendon se nuk ka as drejtim dhe as synime të qarta.
Të lidhura
None found
“Sa e lehtë është të mbështesësh luftën nga divani dhe të refuzosh të shkosh me shokët në fushëbetejë, njejtë si sot të marrësh “pëlqime” nga sheshi i një proteste, e cila nuk dihet nga ata që e përkrahin as se kush e drejton apo çfarë realisht kërkon të arrijë! Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të flasin në emër të heronjve të vërtetë. Turp vërtet i madh që dikush pretendon të flasë në emër të tyre apo në emër të patriotizmit duke dëmtuar drejtpërsëdrejti interesat kombëtare shqiptare! Ky lloj njeriu vetëm me iranianët dhe/apo gjakprishurit ka lidhje, sepse me UÇK-në asnjë lloj lidhje nuk ka!
Më tej, Nufi shkroi: “Ndërkohë, Komandanti i vërtetë i UÇK-së është në Hagë, i mbajtur padrejtësisht! Ndërsa arkitekti i vërtetë i revolucionit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes së vlerave evropiane, duke bërë një transformim të jashtëzakonshëm për vendin është Edi Rama dhe këtë e kanë treguar më së miri shqiptarët me votën e tyre duke përkrahur atë masivisht dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë!”
