Seanca e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” nuk u zhvillua siç ishte parashikuar, pasi prokurorët e SPAK kërkuan kohë shtesë për të paraqitur kundërshtimet ndaj kërkesave paraprake të depozituara nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Gjatë kësaj seance, Beqaj u paraqit jashtë kafazit të sigurisë. Procesi pritej të vijonte me shqyrtimin e kërkesave paraprake të paraqitura nga mbrojtja, por përfaqësuesit e akuzës kërkuan më shumë kohë për të përgatitur qëndrimin e tyre lidhur me pretendimet e ngritura nga ish-ministri.
Të lidhura
None found
