Protestat kundër qeverisë në Shqipëri kanë hyrë në javën e tretë, ndërsa pakënaqësia e qytetarëve vijon të shfaqet në rrugët e Tiranës. Pavarësisht kësaj, diskutimet politike për prapavijën e tyre mbeten ende të forta.
Analisti Hysamedin Feraj deklaroi për “Bota sot” se këto protesta nuk organizohen nga forcat politike, por lindin drejtpërdrejt nga qytetarët.
Të lidhura
None found
“Protesta është vetëorganizimi i qytetarëve, e asnjë partie politike”, u shpreh shkurt Feraj për “Bota sot”.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundmi tha se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka individë që, sipas tij, janë përfshirë në atë që e quajti “çorbë dreqërish”, teksa i etiketoi si “sallahana”.
Megjithatë, Rama nënvizoi se nuk e mban përgjegjës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kërkoi që ai të mos përfshihet në këtë çështje.
Protestat në Shqipëri kanë nisur para tri javësh dhe po vazhdojnë me kërkesa të ndryshme të qytetarëve ndaj institucioneve dhe qeverisë.
