Algjeria përmbys Jordaninë 2-1 dhe ruan shpresat për kalimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës

Algjeria mbeti në garë për kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pasi në ndeshjen e Grupit J arriti të përmbysë Jordaninë dhe të fitojë me rezultat 2-1.

Pjesa e parë solli vetëm një gol. Në minutën e 36-të, Nizar Al Rashdan dërgoi topin pas portierit Alziz Luca Zidane dhe i dha epërsinë Jordanisë.

Të lidhura

None found

Deri në atë moment, dukej se Jordania do të ishte skuadra që në raundin e fundit do të luftonte për një vend në fazën e 1/16-tës, por Algjeria reagoi në vazhdim dhe ua mbylli çdo mundësi për të avancuar më tej.

Barazimi erdhi në minutën e 69-të, kur Nadir Benbouali realizoi për 1-1, ndërsa në minutën e 82-të Amine Gouiri shënoi golin që vulosi fitoren 2-1 të Algjerisë.

Në raundin e fundit, Algjeria do të përballet me Austrinë më 28 qershor në orën 04:00. Me fitore do të kualifikohej si skuadra e vendit të dytë, por ka mundësi të mira të avancojë edhe me një barazim si njëra prej skuadrave të vendit të tretë.

Argjentina e ka siguruar tashmë vendin e parë, ndërsa nëse ndeshja përfundon në barazim, Austria do të kalonte tutje nga pozita e dytë. Në atë skenar, Algjeria me shumë gjasa do të renditej mes tetë ekipeve më të mira të vendeve të treta.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş