Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se të martën, më 23.06.2026, nga ora 05:00 deri në 09:00, në rrugën ekspres A4 Shtip – Radovish do të zbatohet një regjim i ndryshuar i qarkullimit për shkak të realizimit të aktiviteteve teknike. Ndryshimi do të vlejë në segmentin që nis nga nyja rrugore Sofilarë dhe përfundon te nyja rrugore Dolanë.
Në këtë interval kohor, qarkullimi do të orientohet nga nëpunësit policorë të SP për SKRR Shtip, të cilët do t’i drejtojnë automjetet përmes rrugës rajonale R1204 Shtip – Radovish.
Të lidhura
None found
MPB apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të zbatojnë urdhrat dhe udhëzimet e policëve të uniformuar, si edhe të respektojnë rregullat, dispozitat e trafikut dhe sinjalizimin rrugor të vendosur, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet në mënyrë të sigurt dhe pa ndërprerje.
