Gazetari Osman Stafa u sulmua nga dy persona pas protestës, reagon “SafeJournalists”: Jemi të shqetësuar, të bëhet hetim i shpejtë dhe i paanshëm

Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri, ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershorit 2026 në qendër të Tiranës, pas protestës qytetare për largimin e Ramës.

Në një reagim, organizata u ka bërë thirrje autoriteteve të zhvillojnë një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe efektiv për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

Të lidhura

None found

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë mbi protestat, të dokumentojnë zhvillime me interes publik dhe të marrin pjesë në debatin publik pa u ekspozuar ndaj intimidimit, fyerjeve apo konfrontimit fizik”, thuhet në deklaratën e SafeJournalists.

Stafa ka kallëzuar në Komisariatin Nr. 3 se është fyer dhe ka pësuar lëndime të lehta nga persona të panjohur, të cilët sipas tij kanë sulmuar atë dhe grupin me të cilin ndodhej, të përbërë nga dy gazetarë të huaj dhe përkthyesi i tyre.

Deklarata:

Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri shpreh shqetësim për sulmin e raportuar verbal dhe intimidimin fizik ndaj gazetarit Osman Stafa, në mbrëmjen e 21 qershorit 2026, në qendër të Tiranës, pas protestës qytetare.

Rrjeti bën thirrje për një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe efektiv, që të qartësojë rrethanat e incidentit. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë mbi protestat, të dokumentojnë zhvillime me interes publik dhe të marrin pjesë në debatin publik pa u ekspozuar ndaj intimidimit, fyerjeve apo konfrontimit fizik.

Sipas deklaratës së Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 pranë Sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku policia është njoftuar për një konflikt mes disa personave. Stafa ka paraqitur kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 3, duke pretenduar se është fyer dhe ka pësuar lëndime të lehta nga persona të panjohur, të cilët kanë sulmuar atë dhe grupin e përbërë nga dy gazetarë dhe përkthyesi i tyre, me të cilët ai ndodhej. Policia ka marrë në pyetje edhe personat e dyshuar për fyerjet dhe sulmin, të cilët kanë dhënë një version të ndryshëm të ngjarjes. Më pas, autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet hetimore po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Stafa i tha Rrjetit SafeJournalists: “U sulmova verbalisht me ofendime të rënda për shkak të punës sime si gazetar. Gjatë marshimit protestues po ecja së bashku me dy gazetarë të huaj dhe përkthyesin e tyre. U shqetësova dhe u ndjeva i pasigurt. Nuk i njihja këta persona. Kam bërë kallëzim në polici dhe do të vazhdoj ta ndjek çështjen.”

Në një mjedis të tensionuar qytetar dhe politik, të gjithë aktorët duhet të shmangin gjuhën apo sjelljet që mund të vendosin gazetarët në rrezik ose të cenojnë më tej sigurinë e tyre.

Rrjeti SafeJournalists do të vijojë të ndjekë rastin dhe pret një përgjigje të qartë institucionale.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së medias dhe vlerave demokratike.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 22 qershor 2026

Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata BH Gazetarët

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave e Malit të Zi


matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet