Biznesmeni Erlind Xhindi: Ramën tani mund ta konsideroj si ish-kryeministër, ka tentativa përçarëse, në protestë ka patronazhistë të kamufluar si familjarë

Këtë të hënë, gjatë një intervistë për News24, biznesmeni Erlind Xhindi, deklaroi se protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë do ta arrijë qëllimin e saj, largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se përsa kohë në shesh dalin mijëra njerëz kundër tij, Ramën e konsideron si ish kryeministër.

Të lidhura

None found

“Unë sot mund ta quaj Ramën ish kryeministër. Që nga momenti që kryeministri në një republikë parlamentare që mban përgjegjësi për këtë vend u tregua shumë indiferent ndaj 250 mijë protestuesve shqiptarë dhe nga diaspora. Nga ky moment ai quhet një ish kryeministër”, tha biznesmeni.

Sipas tij, në protestë ka tentativa përçarëse, teksa tha se marrin pjesë patronazhistë, të cilët kamuflohen edhe si familjarë.

“Gangreni i këtyre 10 viteve ka qenë patronazhistët. Janë patronazhistë. Vijnë me grupe të vogla 4-5 persona të kamufluar, qoftë edhe si familjarë, por janë të dallueshëm, për të përçarë apo shkaktuar një incident të vogël”, shtoi ai.

Sipas tij, rinia po tregon një shembull qytetarie në protestë.

“Rinia ka treguar maturi, qytetari, që ka akoma gjak që të mblidhen dhe të respektojnë mendimin e njëri tjetrit kur bëhet fjalë për një kauzë kaq ë madhe. Ne kemi kërkuar në mënyrë qytetarë vetëm një gjë: ikjen e kësaj klase politike.

Patjetër që do të ndodhë. Është rrugë e gjatë, e bukur por pak e gjatë. Pas protestave do të fillojmë rrugë të gjatë duke udhëtuar pa hajdutë, kriminelë apo sekte kriminale. Ne nuk jemi pjesa që duhet të demoralizohemi, por të jemi optimist“, u shpreh biznesmeni.


Shtuar 22.06.2026 12:21

matbetUltrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingbetciocasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetcasibomcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişmeritking girişUltrabetaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis