Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, ndërsa korsitë janë të thata. Sipas njoftimit, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane paraqitet mesatar.
Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë”, “Dojran” dhe “Tabanovcë” është regjistruar fluks më i madh i automjeteve, ndërsa pritja për dalje nga vendi arrin rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e RMV-së, sipas LAMM-it, nuk evidentohen vonesa më të gjata as për hyrje dhe as për dalje.
Të lidhura
None found
Njëkohësisht, LAMM apelon për drejtim të automjeteve me kujdes, me shpejtësi të përshtatur dhe me respektim të plotë të sinjalistikës rrugore. Kujdes i shtuar rekomandohet sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, për shkak të mundësisë për rrëshqitje dheu. Ky paralajmërim vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
