Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, ku flamuri izraelit u hoq dhe u gris mbi Ambasadë.
Në një postim në platformën “X”, diplomatja izraelite e ka dënuar këtë akt, duke e cilësuar si një veprim që turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. Sipas ambasadores, gjesti bie ndesh me vlerat dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Të lidhura
None found
“Mbrëmë në Tiranë, protestues hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve të turmës së mbledhur në vendngjarje. Si ambasador i një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një akt i tillë jo vetëm që nuk i shërben kauzës së protestës publike, por gjithashtu cenon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. Falënderoj @HoxhaFer për dënimin e menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti.”,shkroi ajo.
