Edhe katër persona të tjerë janë siguruar në kuadër të hetimeve për dyshimet e shpërdorimeve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, pasi më herët kishin qenë të paarritshëm për organet e rendit, bëri të ditur Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Sipas Prokurorisë, dy prej të dyshuarve janë paraqitur sot para gjykatësit të procedurës paraprake.
Të lidhura
None found
Njërit prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa ndaj tjetrit është vendosur masa e pranisë gjatë procedurës.
Ndërkaq, dy të dyshuarit e tjerë pritet të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake gjatë ditës së nesërme, thuhet në njoftim.
Në këtë hetim për shpërdorime në FFM përfshihen gjithsej 18 persona fizikë dhe 8 juridikë. Mes tyre janë edhe ish drejtuesit e Federatës, Muhamed Sejdini dhe Ilço Gjorgjioski, të cilët dyshohen për shpërdorimin e mbi 2,9 milionë eurove në dëm të Federatës.
