Sipas një sondazhi të fundit të Universitetit Hebraik të Jerusalemit, shumica dërrmuese e izraelitëve vlerësojnë se Irani ka dalë fitues ose ka përfituar më shumë nga përballja me Shtetet e Bashkuara.
Nga të anketuarit, rreth 92% u shprehën se Irani e ka fituar konfliktin ose ka nxjerrë më shumë përfitime prej tij. Mes votuesve të djathtë, që përbëjnë bërthamën kryesore elektorale të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, kjo përqindje arrin në 93%.
Të lidhura
None found
Të dhënat e sondazhit tregojnë edhe një mungesë besimi te pretendimet e Netanyahut lidhur me rezultatet e fushatës ushtarake. Rreth 73% e të pyeturve thanë se nuk u besojnë deklaratave të tij për sukseset e operacioneve.
Mbështetje për memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara shprehën vetëm 12% e izraelitëve.
Anketimi u krye nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit në periudhën 17 deri më 20 qershor dhe përfshiu rreth 3,650 pjesëmarrës.
