Tami mohon zërat për tensione te Zvicra dhe del në mbrojtje të Granit Xhakës

Pas barazimit me Australinë në miqësore dhe atij me Katarin në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, deklaratat kritike të kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, kanë nxitur debat të gjerë në mediat zvicerane.

Mesfushori shqiptar foli hapur për paraqitjet e skuadrës, ndërsa një pjesë e mediave i lexuan komentet e tij si sinjal të pakënaqësive brenda kampit helvetik.

Të lidhura

None found

Madje, e përditshmja zvicerane Blick shkroi se pas fjalëve të liderit të ekipit, në dhomat e zhveshjes së Zvicrës ishte krijuar një atmosferë e tensionuar dhe toksike.

Në anën tjetër, drejtori i Përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, i ka mohuar këto pretendime dhe është shfaqur publikisht në mbështetje të Xhakës.

“Njerëzit mund të kenë opinione të ndryshme, por ne të gjithë duhet të jemi në të njëjtën faqe. Kushdo që nuk pajtohet me të tilla deklarata, mund të konfrontohet me Xhakën”.

“Është e rëndësishme të jemi të sinqertë dhe të hapur me njëri-tjetrin. Rezultati i mirë në fushë po ashtu na ndihmon me këtë”.

“Paraqitja ndaj Bosnjë-Hercegovinës ishte e pastër. Ishte përgjigja e duhur për gjithë diskutimet”, deklaroi Tami për Blue Sport.

Me këtë qëndrim, Tami la të kuptohet se kritikat e Xhakës nuk perceptohen si shqetësim brenda ekipit, por si pjesë e një kulture ku futbollistët dhe stafi duhet të komunikojnë hapur dhe me sinqeritet me njëri-tjetrin.

Fitorja bindëse e Zvicrës ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Botëror duket se e ka zbutur situatën rreth kombëtares helvetike, teksa drejtuesit e skuadrës besojnë se përgjigjja më e mirë ndaj kritikave dhe spekulimeve jepet gjithmonë në fushën e lojës.


grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergalabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet