Egnatia vijon të shfaqet në formë të mirë në ndeshjet miqësore, teksa këtë herë ka fituar 1-3 përballë Ballkanit. Takimi, i luajtur në kuadër të fazës përgatitore, shërbeu si një provë e rëndësishme për kampionët, që në fushë dhanë sinjale pozitive pas humbjes ndaj CSKA Sofie.
Rrjetën për Egnatian e tundën Albano Aleksi, Alessandro Albanese dhe Eneo Bitri, duke vulosur suksesin e skuadrës së tyre.
Të lidhura
None found
Ky triumf nxjerr në pah frymën fituese dhe ritmin e lartë të ekipit gjatë kësaj periudhe përgatitore, ndërsa trajneri Nevil Dede po vijon punën për ta paraqitur skuadrën gati për sezonin e ri në Abissnet Superiore.
