Endrick flet pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës: Zoti më kishte thënë se do të arrija gjëra të jashtëzakonshme

Endrick, talenti më i ri që po spikat te Brazili, dha përshtypjet e tij pas paraqitjes shumë të mirë si zëvendësues në debutimin e tij në Kupën e Botës, në triumfin 3-0 ndaj Haitit, takim në të cilin pati edhe një gol të anuluar.

Në raundin e dytë të Kupës së Botës, Brazili siguroi një fitore të qetë përballë Haitit, ndërsa në këtë sfidë minutat e para i mori edhe sulmuesi i ri Endrick.

Të lidhura

None found

Futbollisti brazilian u hodh në fushë në minutën e 64-të, duke zëvendësuar Mattheus Cunhan, autorin e dy golave, dhe pas ndeshjes u shfaq i kënaqur për debutimin e tij.

“Jam shumë i lumtur. Zoti më tha se do të bëja gjëra të jashtëzakonshme në jetën time. Të dilja në fushë dhe të shënoja një gol që më vonë u anulua… por për mua, thellë në zemrën time, ishte një gol që vlente shumë”, tha fillimisht 19-vjeçari.

“Gjithashtu dua të falënderoj tifozët brazilianë, njerëzit që erdhën nga Brazili në Shtetet e Bashkuara për të mbështetur ekipin kombëtar. Ky është një grup ku duhet të jenë vetëm lojtarët e etur për të luftuar, për të luajtur, për të qenë në fushë dhe për të ndihmuar ekipin”.

“Mendoj se kushdo që është atje do ta ndihmojë ekipin dhe do t’i sjellë diçka të ndryshme grupit. Po punoj çdo ditë, duke i bërë gjërat siç duhet, duke e shtyrë veten çdo ditë, në mënyrë që kur të më lindë mundësia të jem gati dhe të mund të bëj atë që kam bërë gjithmonë me ekipin kombëtar: të luaj çdo ndeshje sikur të ishte e fundit”, përfundoi Endrick.


grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkralbetcasibomzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet