Skandal në Himarë/ PD: Kryebashkiaku Tavo i dorëzon 7308 prona një kompanie private, dyshime për grabitje me vulë zyrtare

Këtë të shtunë, Partia Demokratike, ka denoncuar një skanda i cili lidhet me Himarën dhe kryebashkiakun Vangjel Tavos.

Gjatë një deklarate për mediat nga zyra e selisë blu, zëdhënësja e Antikorrupsioni, Genta Vangjeli, tha se Kryebashkiaku Tavo i ka dorëzuar 7308 prona një kompanie private.

Të lidhura

None found

Nën drejtimin e Vangjel Tavos, Bashkia Himarë, ka shpallur fituese kompaninë ‘EC PRO PARTNERS’ shpk për një tender me vlerë mbi 500 mijë euro, me objekt: ‘menaxhimin e pronave’ në disa fshatra të Himarës.

Vangjeli deklaroi se dokumentet tregojnë se kompania private do të kryejë regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, dhe të tjera e gjithashtu krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7308 prona në Çorraj (944 prona), Fterrë (528), Gjilekë (962), Kallarat (750), Pilur (391) dhe Himarë (3733).

Sipas saj, kjo kompani private do të ketë një rol dominues në procesin që përcakton se kush është pronar dhe kush jo në një nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë.

Ajo theksoi se dhe vetë Bashkia Himarë pranon në dokumentacionin e tenderit se ekzistojnë probleme të mëdha me kartelat, hartat kadastrale apo regjistrimet e pronave pasi shumë familje rezultojnë me prona të regjistruara në zona të ndryshme kadastrale dhe se administrata nuk ka kapacitetet e nevojshme për të zgjidhur këto problematika.

Në fund, ajo tha se Himara nuk është pronë e Vangjel Tavos apo Edi Ramës, po është është shtëpia e himarjoteve dhe pronat e tyre nuk mund të vendosen në shërbim të interesave të pushtetit dhe të klientëve të tij.

Deklarata e Genta Vangjeli:

Ajo që po ndodh sot në Himarë nuk është thjesht një procedurë administrative por një operacion i mirëorganizuar që rrezikon të vendosë në duart e interesave private fatin e mijëra pronave të banorëve të zonës.

Nën drejtimin e Vangjel Tavos, Bashkia Himarë ka shpallur fituese kompaninë ‘EC PRO PARTNERS’ shpk për një tender me vlerë mbi 500 mijë euro, me objekt: ‘menaxhimin e pronave’ në disa fshatra të Himarës.

Dokumentet tregojnë se kompania private do të kryejë regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, dhe të tjera e gjithashtu krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7308 prona në Çorraj (944 prona), Fterrë (528), Gjilekë (962), Kallarat (750), Pilur (391) dhe Himarë (3733).

Me pak fjalë, një kompani private do të ketë një rol dominues në procesin që përcakton se kush është pronar dhe kush jo në një nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë.

Kompania fituese ka qenë më herët partnere në projekte miliona eurosh me ‘Gjikuria’ shpk, një emër i njohur për interesat e tij të mëdha ndërtimore dhe pronësore në bregdetin e jugut.

Kjo ngre dyshime serioze për një skemë që mund të përdoret për të favorizuar klientët e pushtetit në kurriz të pronarëve të ligjshëm.

Vetë Bashkia Himarë pranon në dokumentacionin e tenderit se ekzistojnë probleme të mëdha me kartelat, hartat kadastrale apo regjistrimet e pronave pasi shumë familje rezultojnë me prona të regjistruara në zona të ndryshme kadastrale dhe se administrata nuk ka kapacitetet e nevojshme për të zgjidhur këto problematika.

Por në vend që shteti të forcojë institucionet përgjegjëse dhe të garantojë mbrojtjen e pronës private, ja dorëzon këtë proces një kompanie private.

Kjo nuk është zgjidhje, kjo është një recetë e rrezikshme për manipulim. Në Himarë, ku prej vitesh zhvillohet një betejë për pronat dhe ku banorët kanë denoncuar vazhdimisht tentativa për tjetërsim, grabitje dhe përvetësim të tokave, një vendim i tillë nuk mund të konsiderohet rastësi.

Pyetja është e thjeshtë:

Kush do të përfitojë nga ky proces? Banorët e Himarës apo oligarkët dhe klientët e pushtetit deri tek vetë Edi Rama?

Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë për këtë proces, verifikim të menjëhershëm dhe garanci ligjore se asnjë pronë e himariotëve nuk do të bëhet objekt manipulimi në favor të interesave private. Himara nuk është pronë e Vangjel Tavos as e Edi Ramës. Himara është shtëpia e himarjoteve dhe pronat e tyre nuk mund të vendosen në shërbim të interesave të pushtetit dhe të klientëve të tij. Koha e grabitjes së pronave me vulën e institucioneve duhet të marrë fund.

 


Shtuar 20.06.2026 11:25

grandpashabetgrandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibomjojobetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabetjojobet