LAMM njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht dhe në kushte të mira, pasi rrugët janë të thata.
Sipas të dhënave, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është në nivel mesatar.
Të lidhura
None found
Fluks më i madh automjetesh është regjistruar në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Dojran”, ku për dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk raportohen pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
LAMM apelon për lëvizje me shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në segmentet që kalojnë nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe gryka, ku mund të ketë rrëshqitje dheu.
Ky rekomandim vlen në veçanti për rrugët Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.
