Kiara Tito sërish në ekran, ka një thirrje për të gjitha vajzat që janë të apasionuara pas modës (FOTO & VIDEO)

Pas pauzës që bëri nga ekrani, Kiara Tito do të rikthehet sërish dhe fuqishëm.

Spektakli i ri do të quhet Style Star show, ka në fokus modën dhe do të shfaqet në ekranin e ABC News.

E veçanta e emisionit të ri qëndron në faktin se Kiara do të jetë vetë autore dhe moderatore, gjë që do t’i japë edhe më shumë ritëm gjithë punës.

Aktualisht Style Star Show ka hapur aplikimet për të gjitha vajzat dhe gratë nga mosha 18-35 vjeç shkruan Albeu.com.

Bëhet fjalë për vajza të cilat e gjejnë veten mirë në fushën e modës dhe sigurisht, kanë pasion dhe stil në këtë aspekt.

Të gjitha vajzat do të perballen me gjykimin e jurisë çdo javë, gjë që do ta ngrejë edhe më lart nivelin e spektaklit duke futur edhe mendimin e ekspertit, gjë që ditëve të sotme në ekran mungon. /albeu.com/


Shtuar 22.02.2020 11:00