Dështojnë në momentin e fundit bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, JD Vance anulon udhëtimin

Takimi i planifikuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Zvicër është anuluar në çastet e fundit, sipas një njoftimi të bërë nga Ministria e Jashtme e Zvicrës në Liban.

Burime mediatike raportuan se Teherani vendosi të tërhiqet nga kjo tryezë për shkak të sulmeve të pandërprera ushtarake të Izraelit në Liban.

Të lidhura

None found

Bisedimet, të parashikuara për më 19 qershor, kishin si objektiv diskutimin e zbatimit të një marrëveshjeje me 14 pika, e cila synonte t’i jepte fund konfliktit. Ato pritej të nisnin në fshatin zviceran Aubourgen, dy ditë pasi ishte firmosur një Memorandum Mirëkuptimi (MOU) që hapte një afat 60-ditor negociatash për një marrëveshje përfundimtare mbi programin bërthamor të Iranit dhe për lehtësimin e transportit të naftës nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Uashingtoni vijon të presë që negociatat teknike të nisin sa më parë që të jetë e mundur. Në të njëjtën kohë, ajo konfirmoi se JD Vance, i cili drejton bisedimet për administratën Trump, nuk do të udhëtojë për në Zvicër.

“Detajet teknike të këtyre negociatave nuk kanë qenë kurrë të thjeshta apo të parashikueshme. Në këtë moment, zëvendëspresidenti nuk do të largohet sonte”, tha vonë të enjten një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi për anulimin erdhi papritur. Stafi i DeVance, së bashku me një grup të vogël gazetarësh, ndodheshin tashmë në Bazën e Përbashkët Andrews, pranë Uashingtonit, duke pritur nisjen. Ndërkohë, në Zvicër kishin mbërritur dhjetëra zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, pjesëtarë të stafit të lartë dhe përfaqësues të medias për përgatitjen e vizitës.

Më herët gjatë së njëjtës ditë, JD Vance kishte dalë në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku mbrojti marrëveshjen paraprake për mbylljen e konfliktit. Ai tha se planifikonte të udhëtonte drejt Zvicrës, por se nuk ishte në gjendje të përcaktonte saktësisht orën e nisjes.

“Ne besojmë se negociatat teknike do të fillojnë diku gjatë këtij fundjave. Ky mbetet plani aktual, por situata mund të ndryshojë”, u shpreh ai.

Në të njëjtën kohë, disa ditë pasi zyrtarët kishin paralajmëruar një ceremoni zyrtare nënshkrimi të premten, Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se presidenti iranian e kishte firmosur Memorandumin e Mirëkuptimit në mënyrë dixhitale. Për këtë arsye, ceremonia e parashikuar në Zvicër u anulua, sipas mediave shtetërore iraniane.

Presidenti Trump e firmosi dokumentin për herë të dytë të mërkurën në mbrëmje në Pallatin e Versajës, pak para nisjes nga Franca, ku kishte marrë pjesë në samitin e G7. Ai u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në orët e para të mëngjesit të së enjtes.


Shtuar 19.06.2026 08:31

casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet