ZYRTARE/ Vedat Muriqi lë Mallorca-n dhe rikthehet te Fenerbahce në Superligën turke

Vedat Muriqi është zyrtarisht afrimi më i fundit i Fenerbahce. Sulmuesi 32-vjeçar ka vendosur të ndahet nga Mallorca për t’u rikthyer edhe një herë në Superligën turke, duke veshur sërish fanellën e klubit “verdheblu” të Stambollit.

Për transferimin e tij, ekipi stambolliot ka paguar 15 milionë euro. Ndërkohë, në vazhdim pritet të bëhen të ditura edhe hollësitë e kontratës që do të nënshkruajë bomberi i Kosovës.

Të lidhura

None found

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se Vedat Muriqi, me të cilin është arritur një marrëveshje në parim, do të mbërrijë këtë mbrëmje në Stamboll për të kryer vizitat mjekësore dhe për të mbyllur fazën përfundimtare të bisedimeve për transferimin.

Sipas të njëjtit komunikim, avioni me Vedat Muriqin do të zbresë sonte në orën 21:00 në Terminalin e Fluturimeve Ndërkombëtare të aeroportit “Sabiha Gokçen International Airport”. Klubi thekson se ky njoftim bëhet për dijeni të opinionit publik.


Shtuar 18.06.2026 17:30

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet