Është gjetur trupi i pajetë i Eglant Koçit, 34 vjeçarit të zhdukur në fillim të qershorit, dhe që dyshohet se u vra nga miku i tij, Armand Shakaj.
Raportohet se i riu, i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në zonën mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerujë, ndërsa polumbarët e RENEA-s po punojnë për të nxjerrë trupin e tij.
Të lidhura
None found
Për këtë ngjarje në kërkim është shpallur 41-vjeçari Armand Shakaj, ndërsa u vu në pranga kamarieri i lokalit të tij, Enea Zyferi.
Armand Shakaj, është kapur nga kamerat e sigurisë me një çantë dhe qese të zezë duke tërhequr diçka të dyshimtë që mendohet se ndodhej trupi i të riut.
Më pas, i ka vendosur në makinën e tij, ku dyshohet se trupi ka qëndruar për 24 orë.
Ai ka marrë më pas një karrotrec për të transportuar mjetin deri në Ibë, me pretendimin se kishte pësuar një defekt.
Nga atje, ai është larguar me mjetin e tij dhe më pas i ka kërkuar kamarierit që ta lajë në lavazh. Brenda makinës, hetuesit gjetën gjurmë gjaku, vegla pune si lopata me baltë.
