BBC: Ujdia Iran-SHBA konsiderohet si një goditje për Netanyahun

Nga Lucy Williamson*

Veprimet që ushtria izraelite mund të ndërmarrë tani në Liban rrezikojnë të testojnë si armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja me Iranin, ashtu edhe marrëdhënien mes SHBA-së dhe Izraelit. Pavarësisht kësaj, që prej arritjes së armëpushimit, kryeministri izraelit nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Të lidhura

None found

Mungesa e tij e zërit bëhet edhe më e dukshme teksa nga i gjithë spektri politik në Izrael po shtohen thirrjet që ai të përballet me Donald Trumpin dhe të vijojë operacionet luftarake kundër Hezbollahut në Liban.

Danny Danon, ambasadori i Izraelit në OKB dhe një bashkëpunëtor i afërt i Netanyahut, e ka cilësuar marrëveshjen e armëpushimit si “shumë të keqe për Izraelin”.

Sipas kësaj marrëveshjeje, SHBA-ja dhe partnerët e saj marrin përsipër të ndalin luftimet në Liban dhe të respektojnë integritetin territorial të këtij vendi. Ndërkohë, trupat izraelite vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit libanez.

“Ne duhet të shkatërrojmë kapacitetin ushtarak të Hezbollahut para se dikush të na thotë se ka një armëpushim”, u shpreh Michael Biton, deputet i partisë opozitare Blue & White.

“Ne duhet të mbrojmë veten. Ata ende na sulmojnë. Ata ende po ndërtojnë kapacitete për të na sulmuar. Dhe kjo është diçka me të cilën nuk mund të jetojmë të qetë.”

Benjamin Netanyahu e ka lidhur fatin e tij politik me përballjen ndaj Iranit dhe vijon të argumentojë se kjo fushatë ka rezultuar e suksesshme, megjithëse kundërshtarët e tij rendisin arsyet pse, sipas tyre, Irani ka dalë më i fuqizuar nga ky konflikt.

Përfshirja e Libanit në marrëveshjen e armëpushimit shihet si një tjetër tregues i ndikimit të shtuar të Teheranit. Në të njëjtën kohë, përplasja e tanishme me aleatin e tij amerikan përbën një tjetër goditje për besueshmërinë e Netanyahut.

* Korrespondente për Lindjen e Mesme, duke raportuar nga Jerusalemi


Shtuar 18.06.2026 11:57

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu