Henry kritikon Ronaldon pas barazimit të Portugalisë: Duhet të shënojë skuadra, jo vetëm ti

Pas barazimit 1-1 të Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos, Thierry Henry pati tone të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos, duke përcjellë një mesazh të qartë dhe pa ekuivok gjatë analizës së ndeshjes.

Ish-kampioni i botës, që tani punon si komentator, ngriti pikëpyetje mbi mënyrën si Portugalia u soll në momentet vendimtare të përballjes, duke nënvizuar se theksi duhet të vihet te funksionimi i ekipit dhe jo te zgjidhjet individuale.

Të lidhura

None found

“Një gjë që është e rëndësishme”, deklaroi Henry pas barazimit 1–1, teksa shikonte drejtpërdrejt në kamerë për t’i dhënë më shumë peshë mesazhit të tij, “ekipi duhet të shënojë, jo ti duhet të shënosh”.

Duke u ndalur më thellë te një episod i veçantë i pjesës së dytë, Henry vuri në shënjestër pozicionimin e Ronaldos në një aksion të Portugalisë, duke lënë të kuptohet se lëvizja e tij e ngadalësoi zhvillimin e sulmit dhe ia lehtësoi punën prapavijës kundërshtare.

“Meqenëse ai dëshiron të shënojë, ai i afrohet Bruno Fernandesit”, tha Henry. “Është më e lehtë të mbrohesh.”

Fjalët e ish-sulmuesit të Arsenalit erdhën gjatë një jave në të cilën ai ka qenë shumë i pranishëm si analist, duke marrë vëmendje me komentet e tij të drejtpërdrejta për ndeshjet e Kupës së Botës 2026, ndërsa analiza e bërë për Portugalinë ishte mes atyre që u diskutuan më shumë.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet