Shenja uljeje të krizës në Ngushticën e Hormuzit, nisen çisternat e para me naftë iraniane

Për herë të parë që prej fillimit të bllokadës detare amerikane dy muaj më parë, cisterna që mbajnë naftë të papërpunuar nga Irani janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit.

Sipas platformës online “Tanker Trackers”, e specializuar në monitorimin e lëvizjeve të anijeve, ky zhvillim vjen ndërsa Irani dhe Shtetet e Bashkuara pritet të firmosin një marrëveshje fillestare më 19 qershor në Zvicër, me synimin për t’i dhënë fund përplasjes që nisi në fund të shkurtit.

Të lidhura

None found

“Tanker Trackers”, që ndjek qarkullimin global të naftës përmes të dhënave satelitore dhe gjurmimit digjital, bën të ditur se për herë të parë është konstatuar eksport i naftës iraniane pas një ndërprerjeje dy mujore. Sipas të dhënave, dy super-cisterna të Kompanisë Kombëtare Iraniane të Cisternave, “Diona” dhe “Hero2”, kanë kaluar nëpër zonën e bllokuar dhe janë furnizuar me rreth 3.8 milionë fuçi naftë nga terminalet shtetërore, përpara se të niseshin drejt destinacioneve të tyre.

Më pas, është raportuar edhe kalimi i një tjetër cisterne iraniane nëpër zonën që kontrollohet nga marina amerikane.

Ky episod konsiderohet si një tregues i mundshëm i zbutjes së tensioneve në terren, teksa afrohet nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi midis dy vendeve. Sipas raportimeve, dokumenti është firmosur elektronikisht më 15 qershor dhe parashikon jo vetëm fundin e armiqësive, por edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetike për transportin botëror të naftës dhe gazit.

Pas marrëveshjes që pritet të nënshkruhet më 19 qershor, të dyja palët pritet të kalojnë në një raund të ri negociatash 60-ditore për hollësitë e zbatimit të saj.


Shtuar 17.06.2026 12:40

MariobetMariobetmeritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Giriş