Doganat e RMV-së sekuestruan në Bogorodicë bizhuteri ari me vlerë 1.1 milion denarë

Në pikën kufitare të Bogorodicës janë konfiskuar bizhuteri ari në vlerë prej 1.1 milion denarësh, pasi oficerët doganorë zbuluan dy shtetas të Kosovës që tentonin t’i futnin kontrabandë, bëjnë të ditur nga Doganat e Maqedonisë.

Sipas njoftimit, të dyshuarit i kishin blerë në Turqi bizhuteritë e arit, konkretisht katër zinxhirë ari me peshë të përgjithshme 190.6 gramë, dhe më pas, me synim kontrabandimin, i kishin vendosur në trup dhe i kishin mbuluar me rrobat e tyre.

Të lidhura

None found

Rasti është përcjellë te Departamenti i Hetimeve, i cili ka paraqitur kallëzime penale ndaj autorëve në Prokurorinë Publike në Gjevgjeli.

Ky përbën sekuestrimin e 11-të të arit gjatë këtij viti nga Drejtoria e Doganave, ndërsa sasia totale e bizhuterive të arit të konfiskuara deri tani arrin në dy kilogramë. Katër prej rasteve janë zbuluar në Bogorodicë, pesë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, si dhe nga një rast në Tabanoc dhe Bllacë. Në nëntë raste, dhjetë persona janë ndjekur penalisht nga Departamenti i Hetimeve Kundër krimit e kontrabandës, vepër e dënueshme sipas Kodit Penal.

Nga Doganat e Maqedonisë theksojnë se mesazhi i tyre është i qartë: pavarësisht mënyrave që përdorin kontrabandistët, shërbimet doganore do t’i zbulojnë dhe do të kujdesen që krimi të ndëshkohet në masën më të plotë. Sipas tyre, raste të tilla dëshmojnë qartë përkushtimin e fortë të Administratës Doganore për të luftuar të gjitha format e krimit, për të mbrojtur interesat financiare të shtetit dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg.


Shtuar 17.06.2026 12:41

MariobetMariobetmeritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Giriş