Fondacioni bullgar “Maqedonia” paralajmëron bllokim të tre pikave kufitare me Maqedoninë e Veriut këtë të diel

Tri pika kufitare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të bllokohen të dielën nga Fondacioni Bullgar “Maqedonia”, sipas njoftimit të bërë nga vetë organizata. Fondacioni bëri të ditur se ky veprim është bashkërenduar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe se do të zgjasë dy orë, nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Në një publikim në Facebook, Fondacioni thekson se synimi i kësaj bllokade është që kryeministrit Hristijan Mickoski t’i dërgohet një mesazh demonstrativ se, sipas tyre, nuk mund të vazhdojë persekutimi i bullgarëve në vend, sulmet ndaj tyre dhe vendimet gjyqësore që ata i cilësojnë si të sajuara kundër bullgarëve.

Të lidhura

None found

“A jeni gati të bllokoni në mënyrë demonstrative dhe paqësore tre pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe t’i tregoni Mickoskit se kjo nuk mund të vazhdojë dhe se ne do të reagojmë ndaj këtij agresioni që Shkupi po kryen kundër nesh! Le t’i tregojmë Mickoskit dhe regjimit të tij se nuk mund të vazhdojnë të tallen me Bullgarinë dhe popullin bullgar!”, deklaruan nga Fondacioni “Maqedonia”.

Ky zhvillim vjen dy ditë pasi në Ambasadën Bullgare në Shkup u dogjën dy automjete diplomatike, një ngjarje që është vlerësuar si formë terrorizmi. Sipas Fondacionit bullgar “Maqedonia”, bllokada nuk ka për qëllim të ndalojë qytetarët të kalojnë kufirin, por të tregojë se autoritetet në Shkup nuk mund të vazhdojnë me represionin ndaj Kryeministrit Mickoski./Telegrafi/


Shtuar 17.06.2026 11:23

marsbahismeritbet girişmeritkingcasibomjojobetmatbetMeritking Girişmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetholiganbetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibombetparkcasibomcasibomjojobet girişSetrabetMadridbetmatbetmeritkingcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş