Tirana vendos për trajnerin e ri, bardheblutë pritet t’ia besojnë stolin një tekniku boshnjak

Tirana duket se e ka mbyllur zgjedhjen për trajnerin e ardhshëm. Burime pranë “Newsport.al” bëjnë të ditur se drejtuesit bardheblu kanë përcaktuar tashmë emrin që do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi zyrtar pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Edhe pse emri nuk është bërë ende publik për shkak të disa procedurave që mbeten për t’u përfunduar, të njëjtat burime kanë treguar se trajneri i ri do të jetë boshnjak. Kështu, klubi më i titulluar në Shqipëri dhe një nga emrat më përfaqësues të futbollit shqiptar, këtë herë duket se do t’ia besojë stolin një tekniku nga Bosnje Hercegovina.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, te bardheblutë pritet me interes të madh të mësohet se kush do të jetë pasuesi i Orges Shehit. Ky i fundit u largua pasi realizoi objektivin e mbijetesës, ndërsa më pas vijoi karrierën e tij te Prishtina.


Shtuar 17.06.2026 11:23

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş