Këtë të hënë, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë.
Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes. Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve jozyrtare, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një varg të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
