Artur Koçeku, është personi që drejtonte grupin kriminal të trafikut të drogës, që u godit nga SPAK. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Sipas SPAK, Koçeku rezulton të jetë një nga drejtuesit e grupit kriminal të trafikut të drogës, që pastronte para duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit.
Të lidhura
Mësohet se Luçiano Koçeku alias Artur Koçeku jeton në Dubai.
Po ashtu Koçekut i janë sekuestruar miliona euro pasuri, llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme.
Kujtojmë se SPAK lëshoi 20 masa sigurie, ndërsa për 15 persona u caktuan ‘arrest me burg’ dhe për 5 ‘arrest shtëpie’.
EMRAT
1-Ardian Zykaj
2-Alfredo Hamzai
3-Adrian Rama
4-Erjon Rama
5-Orgest Bircaj
6-Orest Sota
7-Elton Memeti
8-Artur Shehu
9-Leonard Bishaj
10-Arben Ismaili
11-Edmond Jaupi
12-Besnik Myftari
13-Dritan Aga
14-Luciano Koceku alias Artur Koceku
15-Dino alias Abedin Koceku
16-Ervin Koceku
17-Astrit Vladi
18-Kastriot Vladi
19-Gezim Islami
20-Ilir Shtufi

