Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është liruar nga sanksionimi “Non Grata”, i shpallur plot pesë vite më parë nga ish-sekratari i shtetit Blinken që i pengonte atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.
Ky vendim i marrë nga Departamenti i Shetit, i është komunikuar vetë Berishës në një bisedë telefonike 15 minutshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-së nancy Van Horme.
Të lidhura
None found
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij “non grata” në maj të vitit 2021.
Ky vendim, u njoftua nga ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili deklaroi se veprimet e Berishës minojnë demokracinë në Shqipëri dhe janë të lidhura me përfshirjen e tij në korrupsion të rëndësishëm dhe pengim të drejtësisë.
Në maj të vitit 2025, u raportua se Departamenti i Shtetit e kishte hequr sanksionin dhe një zëdhënës i tij i tha mediave se:
“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” . Kjo deklaratë u bë para zgjedhjeve dhe nga shumë kundërshtarë të PD ajo u konsiderua si një akt që ishte prodhuar nga kompania lobuese e La Civitas. Por sot një vit më pas gjithcka është kthyer zyrtarisht në fakt duke mbyllur dhe debatin që ka torturuar për 5 vite Shqipërinë për pagabueshmërinë e SHBA dhe pretendimin se non Gratat nuk bien kurrë.
Pasi u mor ky vendim ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, që u vu në krye të betejës për shkatërrimin e opozitës i priu fushates kunder Berishës në Tiranë.
Ajo pretendoi se vendimi ishte marrë mbi bazën e fakteve dhe pas një procesi shumëvjeçar verifikimi nga disa agjenci amerikane, jo nga një person i vetëm. Sipas saj, në proces përfshiheshin institucione si Departamenti i Shtetit, FBI dhe CIA.
Yuri Kim deklaroi se kur Sekretari Amerikan i Shtetit shpall dikë për “korrupsion domethënës”, vendimi kalon nëpër një proces shumë rigoroz shqyrtimi dhe se “ata që thonë se janë të habitur nuk po tregohen të sinqertë”.
E gjitha kjo i sherbente linjës se SHBA nuk bashkëpunon me persona të shpallur “non grata” dhe se ata që do e ndiqnin pas do hanin bar.
