Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e Jug të vendit.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore-malore të vendit, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Të lidhura
None found
Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshet hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s.
Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
