Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Pojskë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur fort me njëra-tjetrën.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa identiteti i të lënduarve nuk është bërë i ditur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
