Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për protestën duke deklaruar se kryeministri e bën vetë luftën hibride, me teori komploti.
Qori tha se Rama do të organizojë nesër tubim në Vlorë dhe se po detyron administratën të marrë pjesë.
Të lidhura
None found
“Në një protestë t tillë, duke qenë shumësi, ka ndjeshmëri nga më të ndryshmet. Ka edhe parrulla kundër Izraelit. Ka edhe dokrra, sepse ka mijëra njerëz dhe është e pashmangshme. Ndonjërit aty nuk i pëlqej as unë.
Nëse ka mobilizim të shërbime të fshehura, duhet ta evidentojë shërbimi sekret shqiptar.
Pjesë e luftës hibride është ajo që bën qeveria. Edi Rama bën teori komploti, defaktorizon një shoqëri të tërë, dhjetëra mijëra njerëz, që kërkesë kryesore kanë dorëheqjen e qeverisë.
Ironia e ironive, është që këto ditë kanë dalë në parlament dhe në media, Sali Berisha, dhe i thoshte Redi Muçiit, marksist. Ai ka qenë 25 vjet anëtar i Partisë së Punës, partisë më staliniste. Është bërë anëtar partie, kur po shkatërroheshin kisha dhe xhami në Shqipëri.
Pastaj del Rama dhe zoti Bido, përfaqësuesit e një partie që disa dekada më parë vriste njerëz në emër të marksit.
Nëse Rama ka takim në Vlorë, më kanë shkruar shumë dhe më thonë na kërcënojnë për të na hequr nga puna nëse nuk shkojmë. A ka gjë më staliniste se kjo?”, deklaroi Qori.
