Përmes një postimi në rrjetet sociale,kryeministri i vendit Edi rama, ka reguar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në Maliq, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë.
Rama ka shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, policin e vrarë.
Gjithashtu, kreu i shtetit shprehu ngushëllimet familjes së policit të ndjerë, ndërsa kërkoi dënim maksimal për të shumëkërkuarin, Violand Braçellarin.
Reagimi i kryeministrit:
“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!
Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër???????? Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkruan Rama.

