Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën dhe Shqipërinë, pasi dy të rinj nga Kosova humbën jetën tragjikisht në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ata u rrëmbyen nga dallgët e forta, e si pasojë dy prej tyre humbën jetën, ndërsa dy të tjerë përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Viktimat janë Leonit Aliu, 21-vjeç, dhe Jetmir Binaku, 22-vjeç, të cilët ditën e djeshme kishin hyrë në det për t’u larë së bashku me tre bashkëmoshatarë të tjerë.
Të lidhura
Sipas informacioneve paraprake, grupi u përball me një rrymë të fortë detare që i mori përpara, duke shkaktuar tragjedinë.

Leonit Aliu, 21-vjeç
Pavarësisht përpjekjeve për t’i nxjerrë dhe për t’u ardhur në ndihmë, Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku, nuk arritën të mbijetonin.
Ndërkohë, tre të rinjtë e tjerë që ndodheshin me ta mbetën të lënduar dhe morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Jetmir Binaku, 22-vjeç
Leonit Aliu, ishte i njohur edhe në sport, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e ekipit të futbollit KF Fushë Kosova.
Ndërsa Jetmir Binaku, ishte me origjinë nga fshati Gllobar i Drenasit.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë opinionin publik, duke lënë pas dhimbje të madhe në të dyja anët e kufirit.


