Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pavarësisht thirrjeve të protestuesve gjatë protestave të zhvilluara në ditët e fundit. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Rama u shpreh se thirrja e protestuesve është një film i vjetër për të, duke shtuar se përfaqëson të paktën 800 mijë shqiptarë.
Po ashtu Rama, ka krahasuar qytetarët që protestojnë me mbështetësit e Agimit të Artë në Greqi.
Të lidhura
None found
Kam një përgjigje për ata. T’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, sepse tanimë këtu nuk ka asgjë të re. Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe të çartur. Kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua, disa prej të cilëve edhe më kanë shkruar. Ai film duhet t’u tregoj të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga “istikami” ku më kanë vendosur shqiptarët. Unë përfaqësoj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta. Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta për mjedisin, është i mirëseardhur të bisedojë. Ata që vijnë me librin e shtëpisë sime poshtë dritares këtu dhe të PS dhe ulërinin si çakejtë e Agimit të Artë, Zoti i faltë se nuk janë fare subjekt për mua”, tha Rama.
