Rama: Nesër do them të vërtetat për Zvërnecin, çfarë paralajmëron kryeministri

Me anë të një postimi në platformën X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sot në lidhje me zhvillimet e fundit në Zvërnec, ku u dhunua qytetari nga roja privat.

Rama deklaroi se, do të flasë nesër në orën 10:00 për këtë çështje, teksa përgëzoi reagimin e Policisë së Shtetit dhe qëndrimin e mbajtur për situatën.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, ai theksoi se, qasja e duhur është toleranca zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut.

Postimi i plotë:

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht”, shkruan Rama.

Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e…

— Edi Rama (@ediramaal) May 31, 2026


Shtuar 31.05.2026 14:54

ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişMadridbetMadridbetcasibom girişpusulabet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetnakitbahis girişMarsbahis GüncelJojobetCasibomromabetJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişjojobetCasibom GirişJojobet GirişJojobet Giriş